Borrell konfirmon se diplomati suedez i BE-së mbahet në Iran

schedule11:06 - 5 Shtator, 2023

schedule 11:06 - 5 Shtator, 2023

Josep Borrell ka pranuar se një diplomat europian, një shtetas suedez është mbajtur në Iran për më shumë se 500 ditë, me Suedinë që refuzon të konfirmojë identitetin e tij.

Borrell iu referua rastit të suedezit Johan Floderus, duke zbuluar identitetin dhe statusin e tij si diplomat europian, gjatë takimit jozyrtar të ministrave të zhvillimit të Bashkimit Europian në Kadiz të Spanjës.

Borrell siguroi, duke folur me gazetarët para fillimit të seancës, se ai dhe agjencitë e tij po “punojnë pa ndërprerje” për të siguruar lirimin e diplomatit, i cili ndodhet në një burg iranian që nga 17 prilli 2022.

Suedia kërkoi ditën e djeshme nga Irani që të lirojë një shtetas suedez i cili po ndalohet arbitrarisht, pa konfirmuar identitetin e tij.

“Këtij shtetasi suedez po i hiqet liria në mënyrë arbitrare dhe duhet të lirohet menjëherë. Kjo u kërkua nga autoritetet iraniane”, thuhet në një email dërguar AFP nga Ministria e Jashtme suedeze dje.

Neë York Times zbuloi dje se është Johan Floderus, 33-vjeçari suedez që punon në shërbimet diplomatike të Bashkimit Europian.

Ai u arrestua në Teheran më 17 Prill 2022. As autoritetet suedeze dhe as Bashkimi Europian deri më tani nuk kanë dashur të konfirmojnë identitetin e tij.

Irani njoftoi në korrik 2022 arrestimin e një suedezi për “spiunazh”, në një kohë tensioni në marrëdhëniet e Teheranit me Stokholmin.

“Ne jemi në dijeni të incidentit dhe po monitorojmë nga afër rastin e një suedezi të arrestuar në Iran”, tha dje një përfaqësues i Komisionit Europian.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!