Borrell: Jemi në prag të luftës totale në Lindjen e Mesme

schedule08:44 - 24 Shtator, 2024

schedule 08:44 - 24 Shtator, 2024

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, paralajmëroi se konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit kërcënon ta zhysë Lindjen e Mesme në “luftë totale”.

“Mund të them se jemi pothuajse në prag të luftës totale,” tha diplomati, i cili do të merrte pjesë në një takim të homologëve të tij të G7 në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

“Nëse kjo nuk është pothuajse një situatë lufte, nuk e di se si do ta quani,” këmbënguli ai, duke iu referuar numrit të madh të viktimave civile në Liban.

Sulmet e rënda ajrore izraelite kundër qindra pozicioneve të Hezbollahut vranë të hënën 492 njerëz në Liban, përfshirë 35 fëmijë, sipas autoriteteve në vend./abcnews.al