Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell i është bashkuar thirrjes së nënpresidentes amerikane, Kamala Harris, duke kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.
“Unë bashkohem me Zëvendës Presidentin e SHBA Kamala Harris në thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza . Nuk duhet të ketë asnjë pengesë për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë qëllim. Harris tha me të drejtë se shumë njerëz janë vrarë dhe i kërkoi Izraelit të lejojë akses të papenguar humanitar. Është koha që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të veprojë.“, tha Borrell.
Kujtojmë që Kamala Harris i bëri thirrje Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, që të pajtohet për një armëpushim të menjëhershëm gjashtëjavor ndërsa i kërkoi me ngulm Izraelit që të bëjë më shumë që të rriten dërgesat e ndihmës në Gazë.
Harris i kërkoi qeverisë izraelite që të paraqesë mënyra specifike se si mund të dërgohet më shumë ndihmë në enklavën palestineze ku qindra mijëra persona po përballen me uri./abcnews.al