Bashkimi Evropian ka ofruar tashmë trajnime për 16,000 anëtarë të shërbimit ukrainas dhe ka dërguar lloje të ndryshme municionesh, duke përfshirë raketa, me vlerë 600 milionë euro.
Kështu u shpreh të premten Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell në një postim në rrjetet sociale, shkruan Tass.
“Në Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, unë theksova mbështetjen ushtarake të BE-së. Mbi 16,000 ushtarë ukrainas të trajnuar tashmë. Mbi 600 milionë euro municione dhe raketa janë dorëzuar tashmë,” shkroi Borrell në Twitter.
At #Ukraine Defence Contact Group, I updated on EU military support.
Over 16,000 Ukrainian soldiers already trained.
Over €600 million of ammunition&missiles already delivered.
Work on joint procurement ongoing.
EU continues to work with partners to ensure Ukraine prevails.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) April 21, 2023
Më herët, mediat evropiane raportuan për mosmarrëveshjen midis Polonisë dhe Francës rreth mënyrës se si të ndahen dy miliardë eurot nga Fondi Evropian i Paqes (EPF) në mars për blerjen e më shumë municioneve për Ukrainën./abcnews.al