“Bashkimi Evropian është jashtëzakonisht i shqetësuar për situatën në Rafah.”
Kështu u tha gazetarëve të hënën diplomati, Josep Borrell, shkruan CNN.
“Situata me Egjiptin është shumë e tensionuar dhe ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për atë që mund të ndodhë atje,” theksoi ai.
Komentet e tij vijnë ndërsa ministrat e BE-së takohen për të diskutuar konfliktin Izrael-Hamas, si dhe akuzat kundër Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë, agjencia kryesore e OKB-së që punon me palestinezët./abcnews.al

