Borrell: BE do të mbështesë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

schedule12:43 - 17 Maj, 2022

schedule 12:43 - 17 Maj, 2022

“Përfaqësuesit e BE-së do të diskutojnë synimet e të dy vendeve nordike për t’u bashkuar me aleancën, dhe sigurisht ato kanë mbështetjen tonë”, u tha Borrell gazetarëve përpara një takimi të këshillit të punëve të jashtme të BE-së, sipas The Guardian.

“Finlanda dhe Suadia do të kenë mbështetjen e të gjithave vendeve anëtarë të BE-së, sepse kjo rrit unitetin tonë dhe na bën më të forte” tha Borrell.

Ai shtoi se shpreson që NATO do të kapërcejë kundërshtimet e Turqisë ndaj ofertës së Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën:

Jam i sigurt se këshilli do të mbështesë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. E di që Turqia është shprehur kundër por shpresoj se NATO do të jetë në gjendje t’i kapërcejë këto probleme.”

Ndërkohë, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, tha se vendi i tij dhe Suedia do të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje me Turqinë mbi objektivat e saj.

“Deklaratat nga Turqia kanë ndryshuar shumë shpejt dhe janë bërë më të vështira gjatë ditëve të fundit. Por jam i sigurt se me ndihmën e diskutimeve konstruktive do ta zgjidhim problemin,” tha Niinisto në një fjalim në parlamentin e Suedisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!