Lufta thuajse ka shkatërruar plotësisht qytetin, Borodyanka në Ukrainë. Pamjet që vinë nga atje tregojnë shkatërrimin, ndërsa qyteti ndodhet afërsisht 80 kilometra në veriperëndim të Kievit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka paralajmëruar se numri i viktimave në Borodyanka mund të jetë edhe më i lartë se mizoritë e raportuara në Bucha.
Zelenskyy tha se më shumë se 300 njerëz u vranë dhe u torturuan nga forcat ruse në Bucha. Ndërkohë, që Moska i ka mohuar akuzat.
/abcnews.al