Boris Johsnon viziton vendin ku u qëllua për vdekje deputeti britanik

schedule23:50 - 16 Tetor, 2021

schedule 23:50 - 16 Tetor, 2021

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson vizitoi të shtunën pasdite kishën ku një ditë më parë u vra ligjvënësi David Amess i cili u godit me thikë gjatë takimit me disa qytetarë.

Vrasja e një dite më parë ka tronditur vendin, ndërsa po bëhet thirrje për rishikim të masave të sigurisë për deputetët gjatë takimeve elektorale.

Amess, 69 vjeç dhe anëtar i Partisë Konservatore në pushtet të Johnson, vdiq pasi u godit me thikë disa herë rreth mesditës të së premtes në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, Angli.

Autori i dyshuar është shtetas britanik 25-vjeçar i identifikuar si Ali Harbi Ali. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!