Boris Johnson paralajmëron saksione edhe për njerëzit e lidhur me Putinin

schedule15:27 - 2 Mars, 2022

schedule 15:27 - 2 Mars, 2022

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka paralajmëruar të tjera goditje për Rusinë. Përpara deputetëve ai tha se nëse Presidenti Vladimir Putin “dyfishohet, atëherë do të bëjmë edhe ne”.

Ai tha gjithashtu se qeveria do të përputhë donacionet nga britanikët me apelin e Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive për Ukrainën, duke filluar nga 20 milionë funte.

Kreu i opozitës Keir Starmer i kërkoi kryeministrit të ndërmarrë veprime kundër rusëve që ai thotë se janë të lidhur me Putinin.

Sipas tij Roman Abramovich, pronari i Chelsea Football Club është “një person me interes… për shkak të lidhjeve të tij me shtetin rus dhe lidhjes së tij publike me aktivitete dhe praktika korruptive”.

Ai ngre gjithashtu rastin e ish-zëvendëskryeministrit të Putinit, Igor Shuvalov, për të cilin tha se zotëronte “dy apartamente jo pesë minuta më këmbë nga kjo godine dhe ato vlejnë mbi 11 milion £”.

Boris Johnson përgjigjet se “kishte më shumë për të bërë”, por shton se Mbretëria e Bashkuar ka marrë “një rol udhëheqës” në zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!