Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip, zbulohet arsyeja

schedule11:19 - 11 Prill, 2021

schedule 11:19 - 11 Prill, 2021

Kryeministri britanik Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip.

Varrimi i Dukës së Edinburgut do të bëhet të shtunën e ardhshme në St George’s Chapel në Windsor, por një zëdhënës i Downing Street ka konfirmuar se Kryeministri nuk do të jetë midis të pranishmëve.

Zëdhënësi shpjegoi: “Kryeministri gjatë gjithë kohës ka dashur të veprojë në përputhje me atë që është më e mira për familjen mbretërore dhe kështu që të lejojë sa më shumë anëtarë të familjes nuk do të marrin pjesë në varrim të shtunën.”

Siç mësohet planet janë ndryshuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe në një situatë tjetër kreu i qeverisë do të ishte i pranishëm.

Politikani 56-vjeçar,  i cili kaloi kohë në spital vitin e kaluar pasi u diagnostikua me Covid dëshiron që kë ketë më shumë të afërm të Dukës së Edinburgut në funeral. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!