Në një deklaratë ditën e djeshme, kryeministri britanik Boris Johnson tha se nuk do t’i “kthejë shpinën Afganistanit” përballë pushtimit të talebanëve, duke i kërkuar Perëndimit të bashkëpunojë me Kabulin për të parandaluar që vendi të bëhet përsëri një terren i terrorizmit.
Duke folur për televizionin britanik pas takimit të komitetit qeveritar të krizës, kryeministri britanik tha se vendi i tij synon të “ushtrojë presion” përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por përjashton mundësinë e një “zgjidhjeje ushtarake”.
“Ne do të përdorim mjetet tona diplomatike, politikr dhe buxhetin e ndihmës ndërkombëtare për të ushtruar presion,” “Ideja e zgjidhjes se konfliktit përmes ushtrisë ose luftimeve nuk është e këshillueshme,” përfundoi kryeministri britanik./abcnews.al