Boris Johnson: Mund të heqim rregullin e distancës sociale

schedule16:36 - 3 Maj, 2021

schedule 16:36 - 3 Maj, 2021

Mbretëria e Bashkuar është në drejtimin e duhur për të hequr rregullin e distancimit shoqëror, tha sot Kryeministri Boris Johnson.

Administrata Johnson ka përcaktuar një udhërrëfyes për t’i dhënë fund bllokimeve në faza, pasi vaksinimet ndihmojnë në frenimin e infeksioneve. 21 qershori është caktuar si data në të cilën mund të hiqen rregullat e distancimit shoqëror.

I pyetur për mundësinë, gjatë një vizite në veri të Anglisë, Johnson u përgjigj:  “Unë mendoj se shanset janë të mira, që ne të mund të heqim distancën më shumë se një metër”.

Ky rregull do të që njerëzit duhet të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe të marrin masa të tjera kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Faza tjetër e planeve të qeverisë për heqjen e kufizimeve është 17 maj, kur kufizimet për udhëtimet jashtë vendit pritet të lehtësohen, por jo të hiqen. g.v/abcnews.al