Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Boris Johnson është paguar mbi 300 mijë euro për një fjalim në Shtetet e Bashkuara

schedule08:44 - 18 Nëntor, 2022

schedule 08:44 - 18 Nëntor, 2022

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson është paguar me 315,000 euro për një fjalim që mbajti tetorin e kaluar në një konferencë të kompanive të sigurimit në Shtetet e Bashkuara, sipas regjistrit të Dhomës së Komunave në të cilin deputetët raportojnë të ardhurat e tyre.

Sipas raportit,  Boris Johnson mori 314,830 paund për një fjalim që zgjati 30 minuta dhe mori pjesë në një diskutim që zgjati 45-minuta. Johnson raportoi se ai  ka punuar gjithsej 8.5 orë, që do të thotë  37,000 paund për një orë.

Udhëtimi në Shtetet e Bashkuara erdhi rreth një muaj pasi ai u largua nga  Downing  Street  dhe vetëm disa ditë përpara se të tentonte një rikthim spektakolar për të pasuar  Liz  Truss, e cila e pasoi atë për disa javë dhe dha dorëheqjen më 20 tetor.



Boris Johnson gjithashtu u pagua 13,180 paund nga Rupert  Murdoch për  shpenzimet gjatë udhëtimit dhe akomodimit për një takim në  Montana, SHBA, ku manjati i medias zotëron një fermë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!