Qeveria britanike është vënë nën shënjestrën e kritikave këtë mëngjes pasi u zbulua se vetëm 50 viza u janë dorëzuar ukrainasve që duan të kërkojnë strehim në Britani.
Megjithëse këto shifra erdhën nga Zyra e Brendshme, kryeministri Boris Johnson tha se nuk ishte i sigurt se ishin të sakta kur u pyet lidhur me këtë.
Duke folur për mediat, ai tha se Mbretëria e Bashkuar po përpunon mijëra aplikime aktualisht dhe Britania do të jetë bujare.
I pyetur se cila është shifra e vërtetë, nëse jo 50, ai tha: “Nuk mund t’ju jap numrin.” /abcnews.al