Borell: Sanksionet kundër Rusisë janë gjithmonë në tavolinë

schedule10:01 - 11 Prill, 2022

schedule 10:01 - 11 Prill, 2022

“Vendosja e sanksioneve shtesë kundër Rusisë mbeten një opsion i BE-së.”

Kështu ka deklaruar kryediplomati i bllokut  Josep Borrell kur u pyet nëse BE ishte gati të konsideronte një embargo ruse të naftës në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska, shkruan The Guardian.

“Sanksionet janë gjithmonë në tavolinë,” u tha ai mediave ndërsa mbërriti për një takim me ministrat e jashtëm të BE-së në Luksemburg.

“Ministrat do të diskutojnë se cilët janë hapat e mëtejshëm”, theksoi Borrell.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!