Bashkimi Evropian ka shpenzuar 35 miliardë euro për karburantin rus që nga fillimi i luftës, krahasuar me një shpenzim prej vetëm 1 miliard eurosh për Ukrainën në armë, ka thënë shefi i politikës së jashtme të BE-së.
“Ne duhet t’i ndihmojmë ukrainasit të mbrohen… I kemi dhënë Ukrainës 1 miliardë euro. Mund të duket shumë, por 1 miliardë euro është ajo që ne i paguajmë Putinit çdo ditë për energjinë që na jep,” i tha ai Parlamentit Evropian.
Vërejtjet e tij vijnë pasi ambasadorët e BE-së takohen për të shqyrtuar një raund të pestë sanksionesh kundër Moskës, duke përfshirë një ndalim të importeve të qymyrit rus.
“Sot ne i japim fund qymyrit, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e faturës,” u tha Borrell eurodeputetëve.
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE-ja po punon për masa shtesë duke përfshirë kufizimet në importet e naftës. /abcnews.al