Borell: Jam i zhgënjyer, sot duhej të hapeshin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

schedule18:30 - 23 Qershor, 2022

schedule 18:30 - 23 Qershor, 2022

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell shprehu zhgënjimin që vetoja e Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut nuk do të bjerë sot.

“Sot duhej të fillonim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, i cili sigurisht është një zhgënjim për shumë njerëz.

Ka ende shpresë, nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti bullgar në orët e ardhshme por gjërat nuk po shkojnë mirë. Kjo tregon edhe një herë se unanimiteti është një problem i madh në vendimmarrje”, ka theksuar ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!