Ministri i Jashtëm Evropian, Josep Borrell është shprehur këtë të mërkurë Bashkimi Evropian po i frikësohet ndërkombëtarizimit të konfliktit në rajonin e Nagorni-Karabakut me përfshirjen e Turqisë dhe Rusisë.
“Hyrja e aktorëve rajonalë në konflikt nuk mund të përjashtohet. Ndërhyrja e huaj duhet të parandalohet”, ka thënë Borrel në fjalën e tij në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Në enklavën armene të Nagorni-Karabakut, luftime të forta kanë vazhduar midis forcave armene dhe azerbajxhanase që nga 27 shtatori.
Borrell tha se pozicioni i BE-së është i qartë, se luftimet duhet të ndalen.
“Të dy palët duhet të bashkohen përsëri me negociatat, pa parakushte nën kujdesin e bashkë-kryetarëve të Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë”, është shprehur ndër të tjera ai.
Gjithashtu Borrell ka bërë thirrje palëve në konflikt të respektojnë detyrimet e tyre ndërkombëtare për të mbrojtur popullsinë civile. Turqia mbështet Azerbajxhanin dhe organizoi manovra të mëdha ushtarake të përbashkëta me forcat azerbajxhanase në fillim të gushtit, disa javë para fillimit të armiqësive rreth Nagorni-Karabakut.
Rusia ka marrëdhënie të mira me të dyja palët ndërluftuese, të cilat i furnizon me armë, por është më afër Armenisë, e cila është në një aleancë ushtarake me Moskën.e.su./abcnews.al