Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell së fundmi ka deklaruar se Brukseli duhet të angazhohet për opsionin e integrimit gradual në bllok të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas mediave të huaja Borrell ndër të tjera ka theksuar se në masë të madhe në Ballkan është i pranishëm mospajtimi midis Beogradit e Prishtinës në lidhje me Kosovën.
Në një intervistë për Financial Time, Borrell ka theksuar se çështja e Ballkanit paraqet shqetësim të veçantë për BE-në.
“Nëse ne nuk e stabilizojmë Ballkanin, atëherë do të jetë e vështirë të konsiderohemi fuqi gjeopolitike. Meqë këtë nuk do ta bëjë askush tjetër, pos evropianëve. Fqinjësia e BE-së praktikisht është në flakë” prandaj angazhohet “për përgjigje të vendosur dhe unike” të të gjitha vendeve anëtare të bllokut.Gjatë 10 muajve të fundit fqinjësia jonë është përfshirë nga flakët, që nga Libia deri në Bjellorusi. Gjithçka është më keq seç kam pritur”, u shpreh Borell.
Ndërkohë në lidhje me situatën në rajonin e Mesdheut, Borell theksoi se tensionet midis Greqisë, Turqisë e Qipros kanë nisur të rritën eksponencilisht dhe ka rrezik serioz që konflikti të tejkalojë fjalët. e.su./abcnews.al