Borell: Ballkani Perëndimor ka shansin historik për të lidhur të ardhmen me BE-në

schedule11:41 - 1 Maj, 2024

schedule 11:41 - 1 Maj, 2024

Në 20 vjetorin e zgjerimit të Bashkimit Europian, përfaqësuesi i lartë i BE Josep Borell ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Borell ka vlerësuar se Ballkani Perëndimor si rajon ka shansin historik për të lidhur të ardhmen me BE-në.

“Megjithatë, puna jonë e ribashkimit të kontinentit nuk është kompletuar. E dinim para 2022-s dhe e dimë edhe më mirë sot, për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës. Viteve të fundit, miliona evropianë kanë treguar vullnetin dhe shpresën për t’iu bashkuar projektit të BE-së. Ballkani Perëndimor, Turqia, Ukraina, Moldavia e Gjeorgjia kanë dritare historike të mundësisë që të lidhin fuqishëm të ardhmen e tyre me Bashkimin Evropian. Zgjerimi i BE-së është politikë transformuese që rrit sigurinë, drejtësinë dhe demokracinë, duke i rritur standardet e jetesës së evropianëve”, ka thënë Borell.

Borrelli gjithashtu ka thënë se BE-ja po punon edhe në reformimin e vetvetes e se synon Bashkim më të madh, por edhe më të fuqishëm.

“Shtetet kandidate dhe Bashkimi Evropian kanë shansin historik ta ndërtojnë një Bashkim Evropian më të madh e më të fortë”, ka përfunduar ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!