Bore në qarkun e Korçës, rruga në Dardhë e kalueshme me zinxhirë

schedule09:52 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 09:52 - 12 Dhjetor, 2021

Gjatë natës në qarkun e Korçës janë shënuar reshje të pakta bore  në lartësinë + 1200 metra ku termometri ka shënuar – 1 grade.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se nuk ka pasur probleme në qarkullim pasi janë bërë kontrolle dhe kriposje të pjesës së rrugëve në zonat malore si Dardhë, qafë Qarri dhe Voskopojë.

Ndërkohë mëngjesin e kësaj të diele qarkullimi në segmentin km 7 dhe km 13.6 në Dardhë është i kalueshëm vetëm me goma dimërore dhe me zinxhirë.

Ndërkohë vijon puna për normalizimin e gjendjes së rrugëve dhe pranisë së borës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!