Pranvera duket se ka sjellë surpriza të papritura për motin, ku temperaturat kanë shënuar vlera negative në disa zona të vendi tonë.
Që mbrëmjen e djeshme reshjet e borës janë rikthyer sërish në Dibër dhe në Bulqizë. Në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës bora ka zbardhur çatitë, ndërsa në lartësinë e bjeshkëve trashësia varion deri në 20 cm borë e re.
Temperaturat nuk kanë zbritur në vlera minimale, për pasojë nuk ka pasur dëme në pemtari. Sa i përket situatës rrugore nuk janë shfaqur probleme. Në Qafën e Murrizit ka reshje bore por në asfalt nuk ka mbajtur./abcnews.al