Borë në Librazhd, vështirësi në lëvizjen e automjeteve në rrugë

schedule12:19 - 13 Shkurt, 2021

schedule 12:19 - 13 Shkurt, 2021

Reshjet e dendura të borës dhe të shiut që kanë përfshirë territorin shqiptar këtë të shtunë kanë sjellë një sërë problematikash në qarkullimin e automjeteve në disa zona malore.

Burime për abcnews.a.l bëjnë me dije se situata më e vështirë për shkak të borës paraqitet në Librazhd.

Për shkak të pranisë së borës dhe erës së fortë në këtë zonë, kalimi i makinave në aksin Përrenjas-Qafë Thanë,Doganë-Pogradec i vështirë lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë.

Gjithashtu probleme  janë shfaqur dhe në disa akse të tjera lokale. e.su./abcnews.al