Reshjet e dendura të borës dhe të shiut që kanë përfshirë territorin shqiptar këtë të shtunë kanë sjellë një sërë problematikash në qarkullimin e automjeteve në disa zona malore.
Burime për abcnews.a.l bëjnë me dije se situata më e vështirë për shkak të borës paraqitet në Librazhd.
Për shkak të pranisë së borës dhe erës së fortë në këtë zonë, kalimi i makinave në aksin Përrenjas-Qafë Thanë,Doganë-Pogradec i vështirë lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë.
Gjithashtu probleme janë shfaqur dhe në disa akse të tjera lokale. e.su./abcnews.al