Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Borë dhe ngricë, ARRSH-shoferëve: Në këto akse pajisuni me goma dimërore e zinxhirë

schedule09:39 - 15 Janar, 2021

schedule 09:39 - 15 Janar, 2021

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen goma dimërore.

Gjithashtu në akset e Dajtit, Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi në disa zona ka edhe ngrica.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të reduktojnë shpejtësinë si edhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.



Reagimi:

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet borë shoqëruar me temperatura të ulëta.

Kontraktorët kanë bërë shpërnadrjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, si në: Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammare-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht.

-Në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave. Vazhdon puna me mjete borë pastruese.

-Në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, vende vende ka ngrica.

-Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

 

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!