Bordi “zikaltër” takohet me teknikun Inzaghi pas humbjes në Bologna

schedule21:46 - 28 Shkurt, 2023

schedule 21:46 - 28 Shkurt, 2023

Humbja 1 me 0, në transfertën e Bologna-s, duket se nuk është pritur mirë nga drejtuesit “zikaltër”, të cilët ditën e sotme kanë vizituar qendrën stërvitore të Inter, ku kanë zhvilluar një takim me teknikun Simone Inzaghi.

Të pranishëm në “ballafaqimin”, me teknikun italian ishin Marotta, Baçin, Zanetti e Ausilio, të cilët edhe pse të zhgënjyer nga humbja i rikonfirmuan Inzaghit, besim e plotë që kanë tek ai, megjithatë nuk kanë ngurruar t’i kujtojnë rëndësinë që ka pozicionimi në zonën “Champions” për këtë sezon.

Sipas mediave italiane, Inzaghit i është kërkuar gjithashtu të “karikojë” skuadrën për pjesën e mbetur të sezonin, me vendin e dytë të renditjes, që është vendosur si objektiv minimal i teknikut për këtë sezon. /i.m /abcnews.al