Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Paqes, Plani i Trump: 17 miliardë dollarë për Gazën / Trump: Një plan i jashtëzakonshëm

schedule17:49 - 19 Shkurt, 2026

schedule 17:49 - 19 Shkurt, 2026

Presidenti Amerikan Donald Trump priti këtë të Enjte në institutin Amerikan të Paqes në Washington takimin e parë të Bordit e Paqes, një organizatv të themeluar prej tij, duke mbledhur keshtu rreth 45 lidere botëror ku mes tyre anëtarë themelues sic jane Shqiperia dhe Kosova dhe vende të tjera vëzhguese që pritet ti bashkohen së shpejti këtij bordi. Kreu I Shtëpisë së Bardhë zbuloi se ky bord I cili mision të parë do të ketë vendosjen e paqes në Gaza ka mbedhur deri më tani rreth 7 miliardë dollarë fonde ndërsa shtoi Shtetete e Bashkuara do të japin rreth 10 miliardë dollarë donacione për funskionimin e kësaj organizate.  Sipas asaj qe zbuloi Trump, kontriubuti qe do te jape Shqiperia dhe Kosova do te jete ai dergimit te trupave per Krijimin e Forces Stabilizuese per Gazen.

“Kam një aftësi për të ndaluar luftëra dhe do e përdor këtë aftësi. Dua që të shpëtoj jetë dhe nuk më intereson për çmime te tilla si Nobel. Kombet që janë këtu sot, nuk do të mbledhin thjesht para, por disa do të dërgojnë persona për të mbikëqyrur dhe siguruar një paqe të sigurt në Gaza. Indonezia, Markoku, Shqiperia, Kosova, Kazakistani, Maroku  shumë faleminderit te gjitheve ju. Keto vende kane premtauar vendosjen e trupave ushtarak dhe forcave policore nderkombetare ne Gaza. ”

Donald Trump si ne hapje ashtu edhe pergjate fjales se tij theksoi here pas here sesi kishte kontribuar ne fundin e te pakten 8 konflikteve ku mes tyre edhe te nje konflikti Kosove – Serbi. Ne ate qe u duk nje mesazh I drejperdrejt per Beogradini cili nuk eshte pjese e ketij bordi , Trump i Kerkoi Vjosa Osmanit te ngrihej ne kembe per te konfirmuar fjalet e tij dhe I tha asaj se kurdo te ndjeje se situata nuk eshte e mire, Kosova mund te telefonoje Shtetet e Bashkuara .



“Mund të ngriheni në këmbë. Çfarë pune që keni bërë! Shumë mirë. Po shkoni shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kur të mos shkoni mirë me njëri-tjetrin më merrni në telefon dhe e zgjidhim këtë pune.”

Kreu I Shtepise se Bardhe dhe drejtuesi I ketij Bordi Donald Trump u ndal ne fjalen e tij edhe tek carmatosja e HAmasit per te cilin tha se shpreson qe Autoriteti Palestinez te bashkepunoj ashtu sic ka premtuar. Trump tha se mungesa e vetme ne ate qe e konsdierderon nje puzzle per paqe ne Lindjen e Mesme do te ishte nenshkrimi I nje marreveshje qe do ti ndalonte Iranit zhvillimin e armeve berthamore. Kreu I Shtepise se Bardhe sqaroi se nese dicka e tille nuk do te vije permes negociatave atehere do te realizohet permes forces.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!