Bordet për çmimet, Xhepa: Politikë e gabuar, dekurajon biznesin

schedule19:57 - 29 Mars, 2022

schedule 19:57 - 29 Mars, 2022

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, e ka cilësuar të papërshtatshme ngritjen e bordeve për kontrollin e çmimeve.

Sipas tij fiksimi i çmimeve nga ana e bordit dekurajon biznesin, por edhe nuk reflekton në treg atë që ndodh në bursë.

Kur lexojmë librat e historisë në periudhën otomane një nga personat më të rëndësishëm ishte inspektori i tregut. Nëpërmjet bordeve të tilla, fiksimi i çminimeve është ndjekur vetëm në periudhe të jashtëzakonshme, është një metodë jo ekonomike, mund të prodhojë më shumë negativitet në të ardhmen. Fiksimi i çmimeve mund të dekurajojë furnizuesit”, u shpreh Xhepa.

Ndërkohë sa i përket masave nga qeveria për tu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë Xhepa tha se janë vetëm dy masa konkrete që është 3 mijë lekshi për një kategori familjesh, si dhe dhënia e 5 milionë dollarëve për kompanitë e transportit në mënyrë që mos rrisin çmimin e biletës.

Nga paketa e rezistencës sociale e vetmja masë që është marrë është një mbështetje me 3 mijë lekë të reja për një kategori të caktuar jo për të gjithë, që do të jepet për 3 muaj dhe masa e dytë mbështetja për 5 milionë dollarë për transportin publik. Nga kjo pikëpamje është e vetmja masë e drejtpërdrejtë. Pensionet janë indeksuar me 3.3%, por tani çmimet po rriten në mënyrë të frikshme, pra shtesa që marrin pensionistët është krejtësisht e papërfillshme”, tha Xhepa.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!