Reshjet e borës kanë përfshirë disa zona të vendit. Për shkak të reshjeve të dendura aksi rrugor bypass Qafë Murrizë në Dibër, është bërë i pakalueshëm. Në Kukës ka prezencë të borës në të gjitha akset rrugore.
Aksi “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan”, për shkak të reshjeve të dendura ka vështirësi në qarkullim. Edhe Shkodra është përfshirë nga moti i keq, borëpastrueset ndodhen në terren dhe nuk ka asnjë rrugë të bllokuar.
Bora ka përfshirë edhe juglindjen, ku në Voskopojë trashësia arrin deri në 5 centimetër, ndërsa policia bën thirrje për të përdorur goma dimërore.
Vijon prej disa orësh i bllokuar Bypassi i Murrizit në Rrugën e Arbrit, teksa janë disa automjete që kanë mbetur të bllokuara. Reshjet e borës kanë nisur edhe në zonën e Qaf Shtamës. Trashësia e borës ka arritur deri në 15 cm, ndërsa nuk ka probleme me qarkullimin./abcnews.al