Bora zbardh sërish Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”

schedule08:02 - 4 Prill, 2022

schedule 08:02 - 4 Prill, 2022

Pranvera trokiti edhe në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, por ditët e para të prillit kanë sjellë sërish një shtresë dëbore për ta bërë atë edhe më tërheqës për të apasionuarit e natyrës dhe turistët.

Bora e bardhë duke si një penalatë e shpejtë për të shquar më shumë konturet e peizazhit të Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”.

Ky është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve në të gjitha stinët e vitit por në pragun e pranverës, kur befasohet me borë bëhet edhe më tërheqës.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër postoi pamj nga Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”.

“Sot në Parkun Kombëtar ‘Bredhi i Hotovës – Dangëlli’’…bora nuk do të ndahet prej tij….”, njofton Azm Gjirokastër.

Ekosistemi natyror “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” u shpall Park Kombëtar më 17 dhjetor 2008.

Luginat e bukura, biodiversiteti i pasur në habitate malore të mbuluar me pyje të dendura, kanione gjigante dhe një traditë kulinare fantastike e bëjnë këtë park një zgjedhje ideale për t’u ekploruar. Peizazhi i larmishëm pyjor (një përzierje e bredhit të Maqedonisë, tisit, pishës së zezë, bungës, qarrit, maresë e mëllagjerit) ofrojnë strehë për shumë lloje kafshësh si: ariu i murmë, ujku, kaprolli, lepuri e derri i egër.

Midis mundësive të shumta është dhe qëndrimi në “Ujërat Termale të Bënjës”,  kanionet e Kamenckës, Langaricës e Borockës.

Peizazhi dëshmon kulturën e hershme dhe të pasur të zonës, ku përfshin një sërë monumentesh kulturore dhe historike si kisha e Shën Mërisë në Okdunan e Kosinë, Teqeja e Ali Postivanit, dhe Frashërit, Ura e Katiut dhe fshati Frashër, vendlindja e patriotëve dhe poetëve të njohur, vëllezërve Frashëri.

Parku kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” ka një sipërfaqe 34,361.1 ha dhe është shpërndarë në qarkun e Gjirokastrës dhe të Korçës. Ky park ka një traditë të gjatë të përdorimit të burimeve natyrore të zonës nga banorët lokalë dhe vazhdon të monitorohet për parandalimin e veprimtarive të paligjshme. Në stinën e dimrit dhe të pranverës ofron bukuri të pahasura, si dhe në këto ditë të mespranverës./ATA