Bora zbardh Dardhën dhe Voskopojën, fluksi i turistëve shkakton probleme me qarkullimin

schedule11:36 - 4 Janar, 2021

schedule 11:36 - 4 Janar, 2021

Reshjet e borës kanë zbardhur fshatrat turistikë të Voskopojës dhe Dardhës, si dhe qafën e Qarrit.

Reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë në zonën e Dardhës ku trashësia e borës varion nga 15-20 cm. Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal rrugët janë të hapura dhe nuk ka asnjë problem në qarkullimin e mjeteve.

Reshjet e borës në Dardhë vijojnë të jenë prezente, por me intensitet të ulët. Policia rrugore ka ngritur postblloqe për monitorimin e situatës dhe nuk lejon asnjë automjet të udhëtojnë pa zinxhirë.

Prej tre ditësh në këtë zonë është vënë re fluks i shtuar i turistëve, ku ka pasur edhe probleme me qarkullim për shkak të numrit të lartë të tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!