Moti i keq ka goditur Greqinë. Vala e dytë “Elpida” ka përfshirë vendin, ndërsa Atika është mbuluar nga reshjet e borës.
Reshje të dendura bore kanë përfshirë edhe qendrën e Athinës dhe në periferitë jugore. Mbrojtja civile u dërgoi një mesazh banorëve të Atikës, duke paralajmëruar reshje të dendura në orët në vijim.
Moti i keq ka shkaktuar probleme me qarkullimin në rrugët kryesore të Atikës, ndërsa rruga nacionale Athinë-Lamia mbetet e mbyllur.
/abcnews.al