“Boom” bën revolucion, zbuloni avionin më të shpejtë në botë

schedule13:27 - 8 Tetor, 2020

schedule 13:27 - 8 Tetor, 2020

Boom Supersonic ka zbuluar zyrtarisht avionin e tij supersonik XB-1, që quhet ndryshe dhe “Baby Boom”. Kompania ka në plan të fillojë fluturimin e avionit vitin e ardhshëm. XB-1 ka një gjatësi prej 71 metrash, dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 2.2 Mach (2716 km/orë), duke bërë kështu të mundur fluturimin nga Londra drejt Neë York-ut për vetëm tre orë dhe 30 minuta.

XB-1 është i pajisur me tre motorë J85-15, të dizenjuar nga General Electric, të cilët janë variante të të njëjtit motor të përdorur në trainerin e avionëve T-38 Talon të Forcave Ajrore të SHBA. Boom thotë gjithashtu se avioni ka “një nga prurjet supersonike të motorëve civilë me efikasitet më të lartë të testuar ndonjëherë”.

Përhapje Boom Supersonic XB-1

Supersonic është premtuar për kaq shumë kohë. Veçantia është se ne tashmë kemi avionin e parë supersonik të zhvilluar në mënyrë të pavarur. Kemi krijuar një avion me teknologjinë e duhur dhe nuk është një copë letër, një kompjuter, është një aeroplan. Një aeroplan i krijuar për të krijuar siguri për njerëzit.”, tha Blake Scholl, themelues dhe CEO i Boom Supersonic. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!