Bonucci heq dorë nga padia, Juventus njofton zyrtarisht vendimin e mbrojtësit italian

schedule12:17 - 1 Shkurt, 2024

schedule 12:17 - 1 Shkurt, 2024

Leonardo Bonucci nuk do të ngrejë asnjë padi kundër Juventusit në lidhje me largimin e tij nga skuadra e bardhezinjve verën e kaluar, gjë që e bëri atë të veshë fillimisht fanellën e Union Berlin në Gjermani dhe më pas, nga janari ai luan për Fenerbahce në Turqi.

Këtë vendim të mbrojtësit e ka bërë të ditur edhe ish-klubi i tij, Juventus.

“Leonardo Bonucci ka hequr dorë nga ankesa e arbitrazhit kundër Juventusit, të cilët ne kemi pranuar gjithashtu të heqim dorë, me tejkalimin përfundimtar të mosmarrëveshjes, e cila ndodh pa asnjë pasojë financiare. Juventus dhe Bonucci ndajnë me kënaqësi të plotë mbylljen e kësaj afere duke lënë të paprekur rrugën dhe marrëdhënien fituese të ndërtuar ndër vite”, shkruante klubi./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!