Bonot dhe obligacionet/ Rritet numri i qytetarëve që blejnë titujt e borxhit të qeverisë

schedule14:12 - 22 Maj, 2023

schedule 14:12 - 22 Maj, 2023

Interesi i qytetarëve për të investuar në bono thesari dhe obligacioni është rritur ndjeshëm në 3-mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare blerjet e individëve në instrumentet e borxhit të qeverisë  në bono e obligacione arritën në mbi 15 miliardë lekë, me një rritje gati 68% më shumë se kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Të dhënat flasin edhe për rritje në numër transaksionesh në 5 895 të tilla të regjistruara në periudhën janar-mars 2023. Aktualisht normat e interesit  janë rritur në nivelin më të lartë të dekadave të fundit dhe kjo ka dhënë efekte pozitive në blerjen e titujve të borxhit të qeverisë.

Të ndarë sipas llojit të instrumenteve finaciarë, kontributin kryesor e ka dhënë rritja e fortë e investimeve në bono thesari, me mbi 71 për qind tw totalit.

Edhe pse gjatë muajve të fundit ka pasur një tendencë në zbritje të interesave, kjo nuk e ka ulur interesin e individëve për të investuar në bono dhe obligacione.

Ndërkohë, përgjatë vitit 2022 blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve arritën në 49.6 miliardë lekë.

Investimi në letrat me vlerë të qeverisë, ku bëjnë pjesë bonot dhe obligacionet mbeten alternative të leverdisshme për shkak se risku thuajse është zero për këto instrumenta, pasi bëhet fjalë për borxh që qeveria ua merr qytetarëve të saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!