Milani siguroi një tjetër fitore të rëndësishme dhe vazhdon të kryesojë Serie A. Golat e kapitenit Romagnoli dhe mesfushorit Kessie, i dhuruan suksesin 2-0 ndaj Fiorentinës dhe tre pikët e radhës kuqezinjve, sukses që gëzon Daniele Bonerën, i cili po drejton në mungesë të Piolit (vazhdon të jetë pozitiv me koronavirus).
“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por reaguam si një skuadër e shkëlqyer. Jemi një grup i vërtetë, i shëndetshëm dhe plot vlera. Sapo maroi ndeshja u lidhem me video me trajnerin Pioli. Ky Milan ka një trajner madhështor dhe mezi po presim të rikthehet me ne.
E humba festën e Romagnolit, po festoja për golin. Jemi shumë të kënaqur me rezultatin, paraqitjen që bëmë dhe shpirtin me të cilin luajtën djemtë. Kessie? Është bërë një lojtar i shkëlqyer, ka përmirësime në qarkullimin e topit dhe jemi të kënaqur me rritjen e tij.
Mungojnë shumë ndeshje për titullin kampion, por jemi të vetëdijshëm që mund të qëndrojmë në krye nëse vazhdojmë me performanca të tilla. Duhet të mbajmë të njëjtin qëndrim, nuk duhet të dorëzohemi në asnjë moment“, deklaron Bonera. /abcnews.al