Bonera: Herët të flasim për titullin, Milani në rrugën e duhur! Ibra? Të presim

schedule23:19 - 22 Nëntor, 2020

schedule 23:19 - 22 Nëntor, 2020

Milani triumfoi në Napoli me rezultatin 1-3 dhe trajneri Daniele Bonera, në mungesë të Stefano Piolit me COVID-19, u shfaq i kënaqur me triumfin e arritur. Sigurisht fokusi ishte edhe te Zlatan Ibrahimovic, i cili doli nga loja për shkak të një problemi muskulor.

“Nuk kemi shumë informacion tani. Duket si një problem muskulor, por duhet të presim disa ditë për të parë shkallën ë dëmtimit”, tha fillimisht Bonera për Sky Sport. Më pas ai foli për ndeshjen: “Kjo është një fitore shumë e rëndësishme, që tregon se jemi në rrugën e duhur. Gjithsesi është herët të flasim në javën e tetë për çfarë mund të ndodhë në muajin maj.

Fola me Piolin pas ndeshjes dhe ai ishte shumë i lumtur. I pa të gjithë djemtë në dhomën e zhveshjes. Kemi një skuadër të shkëlqyeshme në dispozicion. Jemi të vetëdijshëm për pozicionin ku jemi dhe duam të qëndrojmë sa më gjatë të jetë e mundur në krye. Nuk është një punë e bërë tani, por që ka nisur shumë kohë përpara”.

“Titulli? Kemi mësuar nga e shkuara të mos e nënvlerësojmë asnjë ekip kundërshtar. E konsideroj Napolin një ekip të shkëlqyeshëm, por ishin kundër një ekipi tjetër të shkëlqyeshëm si Milani. Ka shumë ndeshje për t’u luajtur dhe është herët për të folur.

Ka skuadra që kanë investuar dhe janë ndërtuar për të fituar titullin kampion. Me sinqeritet e them se ne nuk jemi ndërtuar të fitojmë menjëherë, por kjo na lejon të rritemi lojë pas loje dhe mund të jetë një avantazh në një farë mënyre”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!