Më në fund Jack Bonaventura është rikthyer plotësisht nga ai dëmtim që e la jashtë fushave për gati një vit. Italiani duket më i lumtur se kurrë dhe kërkon të shkruajë një kapitull të ri me kuqezinjtë. Ai tregon marrëdhënien me trajnerin Pioli, ecurinë e ekipit si dhe për të ardhmen e tij në një intervistë për ‘Milan Channel’.
”Më në fund jam rikthyer dhe jam i lumtur për sezonin deri tani. Ndihem mirë dhe duhet të vazhdoj të mbaj këtë ritëm. Besoj shumë tek trajneri Pioli, tek puna e tij si dhe i gjithë ekipi i mbështet idetë e tij. Ai gjithmonë na shtyn përpara, kërkon më të mirën nga ne,” tregon Bonaventura.
Këtë fundjavë Milani udhëton në Bologna, ku do ritakohen me trajnerin Sinisa Mihajlovic. ”Do të jetë një ndeshje e vështirë sepse Bolgona në shtëpi luan fortë. Mihajlovic na ka lënë vetëm kujtime të bukura dhe do të jetë një kënaqësi ta ritakoj atë. Është një trajner me karakter, por mbi të gjitha një njeri me zemër të madhe,” mbyll 30-vjeçari. /abcnews.al