Në Serinë A nuk jemi aq shumë të pranishëm.
Gjëra që ndodhin, edhe pse shqiptarët kanë qenë thuajse një formacion në elitën e futbollit italian, por besohet se ata do të rikthehen shpejt.
Janë plot 4 sulmuesi kuqezinj që po shkëlqejnë në Serinë B, një nivel më poshtë, dhe sa më shumë kalon koha, aq më të gatshëm duken për hapin e madh.
Po flasim për Stiven e Kristian Shpendin, Silvio Merkajn dhe Luis Hasën.
Vëllezërit Shpendi njihen, pasi binjakët janë dalluar që në Serinë C, e pastaj në B, që kur ishin 18 apo 19 vjeç.
Stiveni është një nga shënuesit më të mirë të kategorisë së dytë italiane, me 13 gola, të cilave u shton edhe një asist, dhe e gjitha kjo në 29 ndeshje për Empolin.
Kristiani, edhe ai 22 vjeç sa I vëllai, këtë sezon është pak më poshtë se vjet, duke shënuar 10 rrjeta e duke shërbyer 4 pasime për gol në 31 ndeshje për Çezenën.
Në kontributin për gola, të dy janë njësoj.
Silvio Merkaj nuk është përmendur aq shpesh, ndonëse vlonjati ka statistika shumë të mira.
Njëzetetetëvjeçari që luan për Zyd Tirolin, regjiston 9 goditje të sakta në portë dhe një asist në 30 ndeshje.
Së fundi, por jo nga rëndësia, Luis Hasa.
Sulmuesi I dalë nga Akademia e Juventusit, kartoni I së cilit sot është në pronësi të Napolit, po shkëlqen te Karrareze.
Kampioni I Europës U19 për Italinë, sot 22 vjeç, që zgjodhi së fundmi të luajë për Shqipërinë, numëron 5 gola e 3 asistë në 25 ndeshje.
Në total, katër sulmuesit shqiptarë kanë 37 rrjeta e 9 asistë, duke qenë një nga realitetet më të bukura të Serisë A këtë edicion.


