Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Bombarduesit amerikanë drejt zonës së luftës, ngarkohen me municione në RAF Fairford

schedule08:27 - 15 Mars, 2026

schedule 08:27 - 15 Mars, 2026

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara po vazhdojnë fluturimet drejt zonës së konfliktit nga baza ajrore RAF Fairford në Gloucestershire të Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveria britanike ka dhënë leje për përdorimin e bazës, duke theksuar se misionet duhet të jenë vetëm “mbrojtëse”, me objektiv kryesisht shënjestrimin e vendeve të raketave iraniane.

Më herët personeli ushtarak u pa duke ngarkuar municione në një bombardues B-1, ndërsa përgatitje po bëheshin edhe për avionin strategjik gjigant Boeing B-52 Stratofortress.



RAF Fairford shërben shpesh si bazë për operacionet e bombarduesve amerikanë në Evropë dhe Lindjen e Mesme, për shkak të pozicionit strategjik dhe infrastrukturës së saj për avionët e rëndë ushtarakë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!