Nga bombardimet e fundit të rusëve mbi qyteti ukrainas të Mykolaiv kanë janë vrarë 45 persona. BBC njofton se sulmi rus me raketa mbi një kazermë ushtarake në Mykolaiv ka sjellë vdekjen e 45 personave, të cilët ndodheshin brenda ambienteve të ushtrisë ukrainase.
Kazermat po përdoreshin për të trajnuar ushtarët lokalë në qytetin që ka frenuar një ofensivë të madhe ruse përgjatë bregut të Detit të Zi.
“Mykolaiv ka përjetuar javë të tëra bombardimesh intensive, pasi trupat ruse u larguan nga qyteti. Forcat ruse më pas u përpoqën të anashkalonin qytetin në veri, por u penguan përsëri nga ukrainasit. Shumë civilë tashmë kanë ikur në perëndim”, thekson BBC.
/Abcnews.al/