Bombardimet ruse në Kherson/ Shkon në 23 numri i viktimave, 46 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë

schedule10:07 - 4 Maj, 2023

schedule 10:07 - 4 Maj, 2023

Ka shkuar në 23 numri i të vdekurve pas bombardimeve ruse të qytetit Kherson në jug të Ukrainës dhe fshatrave përreth tij të mërkurën, tha të enjten shefi ushtarak rajonal.

Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson tha në Telegram se 46 persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë dy fëmijë.

Forcat ruse bombarduan Kherson 16 herë, duke përfshirë ndërtesat e banimit, tha ai. Më shumë se 80 predha goditën sheshin Pryvokzalna, një stacion dhe vendkalim hekurudhor, një pikë karburanti, dy dyqane, një fabrikë dhe një servish makinash, shtoi ai.

Administrata ushtarake rajonale ka shpallur të enjten deri të shtunën ditë zie, shtoi ai.

/abcnews.al