Bombardimet në Ukrainë, Chiellini: Mëngjes tronditës, isha i pafuqishëm duke parë imazhet

schedule18:26 - 24 Shkurt, 2022

schedule 18:26 - 24 Shkurt, 2022

Ukraina është zgjuar mëngjesin e sotëm mes bombardimesh nga ushtria Ruse të urdhëruara nga Vladimir Putin, një mëngjes që ka tronditur të gjithë botën anembanë saj.

Një luftë kjo mes dy vendeve që ka prekur të gjithë, edhe sektori i sportit nuk kishte si të shpëtonte. Të shumta kanë qenë reagimet e personaliteteve të sportit kryesit Ukrainas, por jo vetëm, të ciltë kërkojnë një zëri tërheqjen e ushtrisë ruse nga territori ukrainas.

Për këtë situatë ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale edhe lojtari i Juventusit, Giorgio Chiellini, ndërsa është parë i pafuqishëm teksa ka parë imazhet e publikuara nga shpëthimet në Kiev.

“Zgjimi këtë mëngjes ishte tronditës dhe traumatik . E gjeta veten të pafuqishëm duke parë imazhe që nuk isha në gjendje t’i kuptoja. Shpresoja deri në fund që të mos vinte deri në këtë pikë dhe që kriza të mos degjeneronte në një konflikt. Shpresoj që të mos shkaktohet një efekt domino dhe se diplomacia mund të shërojë një frakturë kaq të rëndë. Mendimet dhe solidariteti im i drejtohen popullit ukrainas dhe për të gjitha viktimat e kësaj lufte”, ka shkruar kapiteni i Juventusit në Twitter.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!