Të paktën 50 persona u vranë në bombardimet izraelite të kampit të refugjatëve Nuseirat dhe vendeve të tjera në Gazën qendrore, sipas një njoftimi të Autoritetit Palestinez në Gaza.
Viktimat janë kryesisht gra dhe fëmijë dhe se përveç Nuseirat, janë sulmuar edhe kampet al-Magazi, al-Zawaida dhe al-Buraj, si dhe rrethinat e spitalit al-Aksa.
Sipas raportit të Wafa, forcat izraelite u përpoqën gjithashtu të pengonin kalimin e ndihmave, duke synuar 130 ambulanca, duke detyruar më shumë se një duzinë të pezullonin operacionet e shpëtimit.
/abcnews.al