Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bombardimet iraniane në Kuvajt, Stamer dënon sulmin: Qëndrojmë me aleatët tanë në Gjirin Persik

schedule12:54 - 3 Prill, 2026

schedule 12:54 - 3 Prill, 2026

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me Princin e Kurorës së Kuvajtit ku diskutoi lidhur me vendosjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore të Mbretërisë së Bashkuar në vend.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, kryeministri britanik dënoi sulmin me dron gjatë natës ndaj një rafinerie nafte në Kuvajt. Gjithashtu theksohet se janë të punojnë së bashku në përpjekjen për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Një zëdhënës i Downing Street tha se Starmer “ritheksoi se Mbretëria e Bashkuar qëndron me Kuvajtin dhe të gjithë aleatët tanë në Gjirin Persik”.



Mbrojtja ajrore “do të mbrojë personelin dhe interesat e Kuvajtit dhe Britanisë në rajon, duke shmangur përshkallëzimin në një konflikt më të gjerë”, thuhet në reagim.

Starmer dhe Princi i Kurorës gjithashtu “mirëpritën takimin e thirrur nga Sekretari i Jashtëm dje mbi një plan të zbatueshëm për të rihapur Ngushticën e Hormuzit”.

Kjo vjen pas njoftimit të Sekretarit të Mbrojtjes John Healey të martën se një sistem raketash mbrojtëse ajrore Rapid Sentry ka mbërritur në Kuvajt, për të mbështetur mbrojtjen e Kuvajtit kundër sulmeve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!