Boluspori zbraset nga shqiptarët, pas Roshit një tjetër futbollist i jep “lamtumirën”

schedule22:50 - 22 Qershor, 2022

schedule 22:50 - 22 Qershor, 2022

Boluspori ishte skuadra turke e cila në përbërjen e saj kishte disa lojtarë shqiptarë, si Odise Roshi, Bekim Balaj, Gentian Selmani dhe Dejvi Bregu.

Pikërisht ky i fundit ka ndarë rrugët me skuadrën turke, me ish-lojtarin e luftëtarit që ka vendosur të ndjekë nga pas të sapo larguarin Odise Roshi.

Sipas “Supersport” sulmuesi vlonjat është në negociata me një tjetër klub të Ligës së Parë Turke, teksa bëhet fjalë për Pendiksporin, një klub me bazë në Stamboll, që po negocion me sulmuesin 26-vjeçar për ta transferuar, teksa palët duket se janë në rrugë të mbarë për të arritur zyrtarisht një marrëveshje brenda pak ditësh.

Bregu me skuadrën turke të Bolusporti arriti të shënonte 5 gola ndërsa në 4 raste asistoi për shokët e tij. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!