Bologna zyrtarizon gjithçka, ish-tekniku i Fiorentina merr drejtimin e klubit të Serie A

schedule17:56 - 5 Qershor, 2024

schedule 17:56 - 5 Qershor, 2024

Tashmë gjithçka është zyrtare. Vincenzo Italiano do të jetë trajneri i ri i Bologna, teksa pasditen e kësaj të mërkure ka firmosur një kontratë që do ta mbajë te “Kuqeblutë” deri në verën e 2026-ës, me teknikun italian, që vjen në “Stadio Renato Dall’Ara” vjen pas një eksperience dy vjeçare te Fiorentina, të cilës i dha fund pasditen e 2 qershorit, kur luajti edhe ndeshjen e fundit në kampionat.

Italiani është një trajner i ri, por që ka treguar se di t’i bëjë skuadrat e tij të luajnë futboll të bukur e argëtues, si dhe cilësor, gjë të cilën e ka treguar në 3 finalet e arrira në dy sezone, dy në Conference League e një në Kupën e Italisë, e për më tepër, skema e tij e preferuar mbetet ajo 4-3-3, të cilën e ka aplikuar edhe Thiago Motta te Bologna.

Italiano do të nisë menjëherë bashkëpunimin me drejtuesit e klubit, për të dhënë orientimet për merkaton, me “Emiljanët” që pritet të shtojnë cilësinë dhe numrat në organikë, pasi tashmë do të ketë një tjetër kompeticion për të përballuar dhe për më tepër, shumë më të fortë dhe të rëndësishëm si UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!