Bologna gjen pasuesin e Thiago Motta, vjen njoftimi për trajnerin e ri

schedule08:06 - 6 Qershor, 2024

schedule 08:06 - 6 Qershor, 2024

Bologna gjen pasuesin e Thiago Motta. Pasi siguroi pjesëmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm, skuadra emiliane nuk ka humbur kohë dhe ka zëvendësuar menjëherë trajnerin italo-brazilian, që u largua në fund të sezonit.

Vincenzo Italiano do të jetë trajneri i ri i skuadrës, pasi ka firmosur një kontratë që do ta mbajë te Bologna deri në verën e 2026-ës.
Edhe Italiano vjen pas një eksperience dy vjeçare te Fiorentina, të cilës i dha fund pasditen e 2 qershorit, kur luajti edhe ndeshjen e fundit në kampionat.

Italiani është një trajner i ri, por që ka treguar se di t’i bëjë skuadrat e tij të luajnë futboll të bukur e argëtues. Për më tepër, skema e tij e preferuar mbetet ajo 4-3-3, të cilën e ka aplikuar edhe Thiago Motta te Bologna.

Italiano do të nisë menjëherë bashkëpunimin me drejtuesit e klubit, për të dhënë orientimet për merkaton, me Bologna që pritet të shtojë cilësinë dhe numrat në organikë, pasi tashmë do të ketë një tjetër kompeticion për të përballuar dhe për më tepër, shumë më të fortë dhe të rëndësishëm si Champions League./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!