Bologna dhe Sinisa Mihajlovic nuk ndahen. Klubi italian nuk e ka braktisur serbin në momente më të vështira, kur ai ishte shtruar në spital dhe luftonte me sëmundjen e leucemisë. Rinovimi i kontratës pritej.
Mihajlovic nuk i ka thënë jo propozimit dhe ka nënshkruar kontratën e re. Tekniku do të jetë pjesë e Bologna deri më 30 qershor të vitit 2023. Puna e mirë e bërë është vlerësuar dhe tani Sinisa është gati për rinisjen e Serie A.
Serbi e drejton skuadrën italiane që prej janarit të vitit 2019 dhe për të ishte një rikthim, pasi aty e kishte nisur karrierën si trajner rreth 10 vite më parë. Mihajlovic ka drejtuar edhe skuadra si Catania, Fiorentina, Sampdoria, Milan, Torino, Sporting CP dhe kombëtaren serbe. /abcnews.al