“Këtë penallti duhet ta kishe dhënë, nuk ishte nevoja të shikoje as sistemin VAR”. Ky ishte komenti që bëri menjëherë pas kontaktit Iling-Junior dhe Ndoye trajneri i Bologna-s, Thiago Motta në adresë të arbitrit Di Bello.
Episod që sipas tij dhe drejtuesve të klubit emiljan, vendosi fatet e ndeshjes Juventus-Bologna. Miqtë pretendojnë se iu mohua 11-metërshi në momentin që po kryesonin 1-0 dhe kaq mjaftoi që në Itali të shpërthejnë polemikat.